Policia e Kosovës, njofton se një person është arrestuar pasi ai ka qëlluar me armë zjarri një femër në Vushtrri.
“Vushtrri, 29.12.2016- 21:15. Është arrstuar i dyshuari mashkull K/Shqitpar pasi që i njejti ka qëlluar me armë zjarri viktimën femër K/Shqitpare”, thuhet në raprortin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Njoftohet se pas plagëve të marra, viktima është dërguar në QKUK, për trajtim të nevoshëm mjekësor.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfisduar 7 gëzhoja, 2 predha dhe një plumb të kalibrit 7.62 mm, ndërsa të dyshuarit i është konfiksuar një AK-47.
Në raport thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbrotje./gazetametro.net