Një burrë serb është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, kjo pasi ka dalur në rrugë me uniformë me simbole ushtarake serbe.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Është arrestuar i dyshuari serb, pasi që i njëjti është paraqitur në uniformë me simbole ushtarake-serbe”, thotë PK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton gazetametro.net.