Loading…

Arrestohet një zyrtar i ministrisë, tentoi të fuste drogë në burg

  • 18/01/2017 | 20:46

Arrestohet një zyrtar i ministrisë, tentoi të fuste drogë në burg

Një zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës janë arrestuar sot pasi që janë kapur duke futur narkotikë në Burgun e Dubravës.


Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Drejtësisë.

“Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës respektivisht Departamenti për Siguri, pas një plani operacional, ka arritur që të parandalojë futjen e narkotikëve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ky operacion është shtrirë në dy lokacione, në Hyrjen Kryesore të Qendrës Korrektuese të Dubravës, si dhe në hyrje të Sallës së Vizitave”, tha Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë në këtë rast është ndaluar M.GJ, punonjës i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me detyrë në Shkollën e Qendrës Korrektuese Dubravë.

Ministria thotë se gjatë kontrollimit të vizitorit M.H. është gjetur lëndë narkotike e fshehur në gjëra ushqimore.

“Ky dhe veprimet tjera janë duke u ndërmarrë me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe sfidave të tjera. Për rastin dhe për veprime të mëtejme, menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Kundër Drogës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë