Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka sqaruar pse u arrestua dje zyrtari nga Deçani, Arsim Cenaj. Sipas njoftimit ai u ndalua për shkak të “Nxitjes së urrejtjes racore, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
Incidenti kishte ndodhur gjatë një debati me qytetarë shqiptarë e serbë të Deçanit, për pronat e banesat e këtyre të fundit.