Loading…

Arrestohet njëri nga kriminelët më të kërkuar në Evropë

  • 09/06/2019 | 23:36

Arrestohet njëri nga kriminelët më të kërkuar në Evropë

Një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë, është arrestuar në Maltë, 16 vite pasi jetonte në arrati.

Ai akuzohet për vrasjen dhe torturimin e një burri në sy të fëmijëve të tij.

Hetuesit kanë kërkuar 41-vjeçarin Christopher Guest More Jr, prej momentit kur ai u largua nga vendngjarja pas vrasjes së Brian Waters në 19 qershor 2003.

Viktima 44 vjeçare u torturua dhe u rrah deri sa vdiq, në sy të dy fëmijëve të tij të rritur. Ngjarja ka ndodhur në Burnt House Farm në Tabley, pranë Knutsford, Cheshire.

James Raven, 60 vjeç, Otis Matthews, 41 vjeç dhe and John Wilson, 69 vjeç janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Waters.

Viktima është lidhur në një karrige përpara se grupi ta dhunonte dhe keqtrajtonte atë në sy të të birit Gavin, i cili gjithashtu u dhunua, si dhe të vajzës 21-vjeçare Natalie, e cila u mbajt nën kërcënimin e armës. Ajo u detyrua të shikonte se si po vritej i ati.

Waters pësoi 167 lëndime në trup gjatë 3 orëve të dhunës së ushtruar ndaj tij. Tre të dënuarit kanë dhunuar burrin në mënyrë brutale, duke i hedhur atij acid në lëkurë, plastikë të shkrirë dhe të nxehtë, e më pas e kthyen me kokën poshtë dhe e sulmuan seksualisht me një hekur.

Christopher Guest More Jr prej shumë kohësh ishte në listën e njerëzve më të kërkuar në Evropë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë