Në fshatin Llashticë në Gjilan, policia ka arrestuar një mashkull me nënshtetësi norvegjeze, pasi i njëjti përmes rrjetit social Facebook është ekspozuar me armë në dorë.
Policia ka bastisur shtëpinë e tij ku është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 44 fishekë të kalibrit 7.62mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.