Në qytetin e Pejës ka ndodhur një ngjarje, ku një person ka shantazhuar një grua dhe i ka marrë 4100 euro, shkruan Gazeta Metro.
Policia e Kosovës më date 08.01.2022 ka bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit si dhe ka arrestuar po të njëjtin. Sipas njoftimit personi në fjalë ka shantazhuar një grua në periudhë tre vjeçare dhe i ka marrë 4100 euro.
“SHANTAZH & NDIHMË PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE Pejë, 01.12.2022 – . Lidhur me rastin me datë 08.12.2022 është bërë kontrolli i shtëpisë se të dyshuarit dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në periudhën tre vjeçare, duke e shantazhuar viktimën femër kosovare, ia ka marrë 4100 €.”
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje./gazetametro.net