Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorit ka arrestuar Shefin e Divizionit për Rishqyrtim dhe Ankesa në Bankën Qendrore.
Burime të Gazeta Metro kanë bërë të ditur se është arrestuar Agron Ramadani, i cili dyshohet për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme.
Rasti ka ndodhur para rreth një ore dhe prokuror i rastit është Rexhep Maqedonci, i njohur tashmë për arrestimin e Milaim Zekës e edhe Shkumbin Demaliajt.
Arrestimin e ka konfirmuar në një bisedë për mediat edhe vet prokurori Maqedonci.
Gazeta Metro mëson se i arrestuari është vëllai i Hetem Ramadanit, i njohur për opinionin si nutricist i cili pretendon se mund të shërojë sëmundje të rënda përmes dietave. /gazetametro.net