Loading…

Arrestohet Princi i drogës, vlerësohet si bosi i mafias shqiptare

  • 09/12/2019 | 17:23

Arrestohet Princi i drogës, vlerësohet si bosi i mafias shqiptare

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme, të cilët ishin rrahur keq në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë, e në mesin e tyre është edhe Princ Dobroshi bosi i mafias shqiptare të drogës, transmeton Gazeta Metro.


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka arrestuar tre persona. Të arrestuarit janë Artan Dobroshi, Princ Dobroshi dhe Valon Sadiku.

Policia e Kosovës përmes një komunikate lajmëroi se arrestimi i tyre është bërë për shkak të një përleshje dhe për armbajte pa leje.

“Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, me datën 07.12.2019 rreth orës 13:00, është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave, si pasojë  një person ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti ‘lëndim i lehtë trupor’, gjatë hetimit të rastit hetuesit e Stacionit Policor Pejë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit kanë kryer bastisje në tri (3) lokacione”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë bastisjes në depon e njërin nga të dyshuarve është konfiskuar një armë dhe 13 fishekë.

“Gjatë bastisjes në depon e njërit nga personat e dyshuar, është gjetur dhe konfiskuar një Pistoletë e tipit ‘Stoeger Cougar 9mm dhe 13 fishekë 9mm. dhe është hapur rasti Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh.

Vlenë të theksohet se Princ Dobroshi njihet ndërkombëtarisht si njëri me veprimtari kriminale, i vlerësuar si bosi i mafias shqiptare të drogës.

Dobroshit, po ashtu, i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

Autoritetet policore në Norvegji e në Republikën Çeke, vende këto ku Dobroshi kishte vepruar, e kishin vlerësuar si bosin e mafies shqiptare të drogës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë