Loading…

Arrestohet prishtinasi: Bën aksident me veturën që ishte raportuar e vjedhur në Suedi vitin e kaluar

  • 13/02/2024 | 08:36

Arrestohet prishtinasi: Bën aksident me veturën që ishte raportuar e vjedhur në Suedi vitin e kaluar

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti ishte duke e drejtuar një veturë me targa të huaja që dyshohet se ishte raportuar e vjedhur në Suedi, shkruan Gazeta Metro.


Policia ka njoftuar se dje në kryeqytet është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti veturën të cilën ishte duke drejtuar me targa të huaja dhe ishte përfshirë në një aksident, gjatë verifikimit ka rezultuar se vetura në vitin 2023 (korrik) ishte raportuar si e vjedhur në Suedi.

Vetura e dyshuar është dërguar në terminal doganor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë