Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që nga firma në të cilën punonte ka përvetësuar një shumë parash prej 7.293.39 Euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale duke përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash prej 7.293.39€ gjatë punë së tij në një firmë private. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin./gazetametro.net