Policia austriake ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili po planifikonte të kryente sulm terrorist në Vjenë. Personi i arrestuar nga njësiti special i policisë Kobra, ishte duke u përcjell më herët nga autoritetet, transmeton gazetametro.net.
I dyshuari sipas mediave austriake është arrestuar sot në mbrëmje, dhe është vetëm 18 vjeç.
“Ka pasur dëshmi se në ditët e fundit, ishte planifikuar një sulm në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e policisë, dërguar mediave austriake.
Policia tutje, ka shtuar se shërbimet e huaja të intelegjencës, kanë informuar autoritetet për një sulm të mundshëm.
“Personi i dyshuar është monitoruar dhe u arrestua në një apartament në Vjenë nga njësia speciale Kobra”, ka thënë policia.
Policia tha se personi i dyshuar është arrestuar, por ende nuk janë të sigurt nëse ai ishte i lidhur edhe me persona tjerë, dhe kanë sugjeruar qytetarët që të jenë më të vëmendshëm gjatë daljes nëpër vende publike dhe të frekuentuara nga masat e njerëzve.
Autoritetet e rendit u kanë kërkuar qytetarëve gjithashtu, se nëse shohin ndonjë gjë të dyshimt, të thërrasin policinë.
Dyshohet se personi i arrestuar i përket një grupi të islamistëve radikal shqiptar të cilët përkrahin ose janë të lidhur me terroristët e Shtetit Islamik ISIS. /gazetametro.net