Loading…

Arrestohet shqiptarja në Itali, iu gjetën rreth 7 kg heroinë në shtëpi

  • 23/10/2019 | 13:12

Arrestohet shqiptarja në Itali, iu gjetën rreth 7 kg heroinë në shtëpi

Është arrestuar një grua shqiptare e dyshuar në Romë të Italisë, pasi që në shtëpinë e saj u gjetën dhe u konfiskuan 6,7 kilogram substancë narkotike të llojit heroinë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas ekspertëve të policisë, afër banesës së 36’vjeçares janë pikasur lëvizje të dyshimta kur e ndaluan për t’I kërkuar dokumentet pasi që ajo shfaqi nervozizëm, atëherë njësia policore vendosën të hynin brenda shtëpisë së saj ku u gjet sasia e drogës, e fshehur në dollapin e dhomës së ndenjës.

Në shtëpinë e shqiptares me inicialet H.A. u gjet edhe një peshore për ndarjen e lëndës narkotike në doza me qëllim shitje, ndërsa në çantën e saj u gjetën tre telefona mobil.

Me anë të këtyre provave, policia dyshon se banesa e gruas përdorej si bazë për shpërndarje të drogës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë