Loading…

Arrestohet shtetasi izraelit, spiunonte për Iranin

  • 07/04/2020 | 22:06

Arrestohet shtetasi izraelit, spiunonte për Iranin

Burri, identiteti i të cilit fshihet me urdhër dhe nuk mund të publikohet, është akuzuar për shkelje të rënda të sigurisë në Izrael. Shtetasi izraelit është arrestuar me dyshimin se kishte lidhje me agjenci të inteligjencës së Iranit dhe për dorëzimin e të dhënave me informacion për pika strategjike në Izrael, ka njoftuar Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Izraelit) të martën, transmeton Gazeta Metro.


Burri është arrestuar me 16 mars në një operacion të përbashkët të Shin Bet dhe Policisë izraelite. Në kohën e arrestit të tij policia zuri pajisje të kriptimit si dhe disqe që ai provoi të t’i shkatërronte gjatë arrestit të tij.

Sipas hetimit, ai kishte kontakt me agjentë të inteligjencës iraniane si dhe një anëtar të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës në Liban, Khaled Yamani.

Sipas hetimeve të Shin Bet, si pjesë e takimeve të tij me zyrtarë të inteligjencës së Iranit, atij i ishte kërkuar të dërgoj informacion për disa çështje, përfshi edhe: Pika strategjike të sigurisë në Izrael: mënyrat se si përçarjet në shoqërinë Izrael mund të thellohen: rekrutimin e arabëve-izraelitë për të ndihmuar Iranin: dhe kryerjen e sulmeve terroriste ndaj caqeve izraelite në emër të çlirimit të Palestinës.

“Rezultati i hetimit është indikacion për thellësinë e ndikimit të Iranit tek Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës si dhe përpjekjet e tyre për të kryer vepra spiunimi dhe terrorizmi brenda territorit të Izraeli, edhe gjatë pandemisë së korona virusit që është përhapur aq shumë në Iran”./gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë