Loading…

Arrestohet sulmuesi, detaje të tjera rreth sulmit me hark dhe shigjetë, ku mbetën disa viktima në Norvegji

  • 13/10/2021 | 22:43

Arrestohet sulmuesi, detaje të tjera rreth sulmit me hark dhe shigjetë, ku mbetën disa viktima në Norvegji

Policia arrestoi të dyshuarin, motivet e të cilit ishin fillimisht të paqarta.

Ishte shumë herët për të thënë nëse akti ishte i motivuar nga terrorizmi, sipas policisë.

Policia tha se i dyshuari ishte dërguar në një stacion policie në qytetin e afërt të Drammen, por nuk dha detaje të tjera rreth burrit.

Stacioni TV2 raportoi se burri kishte gjithashtu një thikë dhe armë të tjera.

Kështu shkruajnë mediat e huaja, duke dhënë detaje rreth një sulmi nga i cili raportohet se ka disa viktima në Norvegji, përcjell Telegrafi.

Siç ishte raportuar më herët, disa njerëz janë mbytur dhe të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata.

Sulmi ka ndodhur të mërkurën vonë në qytetin Kongsberg, 80km në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo, tha një zëdhënës i policisë.

Mediat lokale raportuan një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë e armatosur, dy helikopterë dhe më shumë se dhjetë ambulanca.

Ndryshe, sulmi vjen 10 vjet pas sulmit më të rëndë terrorist në vend, kur 77 persona u mbytën nga një ekstremist i krahut të djathtë.

Më 22 korrik 2011, Anders Behring Breivik shpërtheu një makinë bombë në Oslo, duke mbytur tetë persona, para se të shkonte në ishullin Utoya, ku hapi zjarr ndaj pjesëmarrësve të kampit vjetor veror të mbajtur nga organizata rinore e partisë së Punës, duke mbytur 69 vetë , kryesisht adoleshentë dhe të rinj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë