Loading…
Arrestohet trashëgimtari i ‘Coca-Cola’: Nuk do ta besoni çfarë u gjet në jahtin e tij
  • 14/05/2019 | 21:49

Arrestohet trashëgimtari i ‘Coca-Cola’: Nuk do ta besoni çfarë u gjet në jahtin e tij

Miliarderi grek dhe trashëgimtari i ‘Coca-Cola’, Alkiviades David, është arrestuar pasi që në jahtin e tij privat, i është gjetur kanabis në vlerë të 1.3 milionë dollarësh, transmeton Gazeta Metro.


Siç raportojnë mediat e huaja, 50 vjeçari është arrestuar sot nga Policia Anti-Narkotike në Ishullin e Karaibeve, St. Kitss.

Në jahtin e tij privat thuhet të jenë gjetur rreth 5000 bimë të mbjellura të kanabisit, si dhe shumë produkte të tjera të cilat prodhohen nga kjo drogë, shkruan Gazeta Metro.

David pritet që shumë shpejt të dalë para gjykatës nën akuzat për ‘qëllim të furnizimit’, ‘posedim i drogës’ dhe ‘importim i drogës’. Kjo është konfirmuar nga zyrtarë të Policisë së St.Kitts.

I njohur si ‘Alki’, ai është trashëgimtari i grupit Leventis-David, që mbulon shpërndarjen Coca-Colas në Evropë, si një prej kompanive më të mëdha në këtë kontinent.

Madje, thuhet se ai ka një pasuri prej 2.8 miliardë dollarësh, duke u bërë kështu një prej njerëzve më të pasur në Evropë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë