Loading…

Arrestohet turku: Ju merrte nga 6 mijë euro personave për t’i larguar nga Kosova për në Perëndim

  • 21/10/2019 | 14:09

Arrestohet turku: Ju merrte nga 6 mijë euro personave për t’i larguar nga Kosova për në Perëndim

Është arrestuar një person i dyshuar i shtetësisë turke, në vendkalimin kufitar të Hanit të Elezit, gjatë ditës së djeshme, pasi që ka tentuar t’i dërgojë katër pasagjerë tjerë turq në Maqedoni, e më pas në shtetet perëndimore në mënyrë të paligjshme, transmeton Gazeta Metro.


I dyshuari është arrestuar nga Policia, ndërsa viktimat gjatë intervistimit kanë treguar se për dërgimin e tyre në shtetet perëndimore kanë arritur deri te marreveshja e një pagese ndaj të dyshuarit, deri në 5mijë e 500 apo 6 mijë euro me të arritur në destinacion.

Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Turk i cili në vendkalimin kufitar me veturë ishte ndaluar nga Policia, pasi me vete në veturë i kishte pasur edhe katër pasagjerë meshkuj turq, shtetas të Turqisë, me qëllim të dërgimit në Maqedoni e më pas në shtetet perëndimore. Viktimat kanë deklaruar se për dërgimin e tyre në shtete perëndimore kanë bërë marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion sipas marrëveshjes pagesat kanë qenë nga 5500-6000 euro. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë