Loading…

Arrestohet zëvendëskryeministri slloven, kërkohet dorëheqja edhe e kryeministrit Jansa

  • 30/06/2020 | 22:53

Arrestohet zëvendëskryeministri slloven, kërkohet dorëheqja edhe e kryeministrit Jansa

Arrestimi i ministrit të ekonomisë, njëkohësisht zëvendës kryeministër i qeverisë së Sllovenisë, Zdravko Pocivalseka, partneri i koalicionit të qeverisë së udhëhequr nga Janez Jansa ka tronditur sjenën politike sllovene, ku shumica e opozitës kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme apo mosion të mosbesimit të qeverisë, transmeton Gazeta Metro.


“Në vend se qeveria të merret me zgjidhjen e problemeve të njerëzve, ne na duhet të merremi me veprimtarinë kriminale që arrijnë deri në maje” tha kryetarja e re e socialdemokratëve Tanja Fajon, e cila shtoi edhe se për shkak të skandalit rreth prokurimit të pajisjeve shëndetësore nuk është e mjaftueshme vetëm dorëheqja e ministrit te ministrit të brendshëm Alejsh Hojsa por do të duhej e gjithë qeveria të dorëhiqej pasi më nuk ka legjitimitet moral, njofton agjencia e lajmeve Hina.

Siç transmetojnë mediat sllovenen, disa prej liderëve opozitarë  po ashtu konsiderojnë se qeveria për shkak të keqpërdorimeve në prokurimin e pajisjeve shëndetësore gjatë epidemisë së Covid-19 ka humbur çdo legjitimitet.

Ngjarjet e sotme rreth dorëheqjes së ministrit të punëve të brendshme dhe drejtorit të policisë, si dhe arrestimi i ministrit të ekoniomisë Pocivalsek komentohet nga mediat si shenjë se Jansa pas kthimit në pushtet pas tre muajsh kthimi në pushtet përkundër ndryshimeve të kuadrit në polici dhe administratë nuk arrit të ndaloj hetimin për keqpërdorim në përzgjedhjen e ndërmarrjeve që kishin përfituar në prokurimin e respiratorëve dhe maskave gjatë epidemisë, ku kishte presion dhe korrupsion.

Në anën tjetër mbështetësit e Jansas e konsiderojnë se këto janë akuza të motivuara politikisht kundër Pocivalsek e disa njerëzve të afërt të qeveritarëve si shenjë që ‘pushteti i fshehtë’ po përgatit ‘grusht shteti’ kundër qeverisë së tanishme djathtiste./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë