Loading…

Arrestohet zyrtari i ATK-së, dyshohet se ia liroi pronat një biznesi

  • 19/09/2023 | 16:41

Arrestohet zyrtari i ATK-së, dyshohet se ia liroi pronat një biznesi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të martën një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.


Policia tha se gjatë veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare.

“I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH- Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë