Loading…
Arrestohet zyrtari i Gjykatës nën dyshimin se mori 20 euro ryshfet
  • 22/02/2019 | 10:12

Arrestohet zyrtari i Gjykatës nën dyshimin se mori 20 euro ryshfet

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi dyshohet për marrje ryshfeti, transmeton Gazeta Metro.


Zyrtari dyshohet se i kishte marrë një qytetari 20 euro për t’i ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme duke përfshirë edhe aplikimin e metodave të sofistikuara teknike të hetimit, dhe kanë arritur që të dyshuarin (zyrtar i Gjykatës) ta arrestojnë në flagrancë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje prej 48 orëve.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që rastet e korrupsionit të raportohen tek organet kompetente kudo dhe kurdo që ato ndodhin./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë