Loading…

Arrestohet zyrtari i Ministrisë së Diasporës, ia dha 3 mijë euro një roje të burgut

  • 08/11/2018 | 13:35

Arrestohet zyrtari i Ministrisë së Diasporës, ia dha 3 mijë euro një roje të burgut

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të shtetit, një gardian i Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe një zyrtar të Ministrisë së Diasporës.

Arrestimi ka ndodhur ditën e djeshme dhe lidhet me dyshim për ‘marrje të ryshfetit’, ‘dhënie të ryshfetit’ si dhe ‘përvetësim në detyrë’, shkruan gazetametro.net.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se gardiani i arrestuar është serb me iniciale S.V, ndërkohë që zyrtari i Ministrisë është shqiptar me iniciale P.M.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me datën 7 nëntor 2018, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘marrje ryshfeti’ Neni 428, ‘dhënie ryshfeti’ Neni 429 dhe ‘përvetësim në detyrë’ Neni 425”, thonë Policia.

Sipas Policisë, të dyshuarit e arrestuar dyshohet se në bashkëpunim kanë kryer veprat e lartcekura, duke shkëmbyer (dhënien) e parave në shumë prej 3.000 (tre mijë euro) para të gatshme me qëllim që t’i mundësohet posedimi i telefonit një të paraburgosuri të nacionalitetit serb, i cili gjendet në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke kryer hetime intensive lidhur me këtë rast, duke përfshirë edhe hetimet ndaj mundësisë së organizimit të ndonjë tentim ikjeje të personit të paraburgosur në fjalë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./gazetametro.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë