Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma për Kosovën, janë bërë bashkë me një listë për të garuar në zgjedhjet e ardhshme.
Ky është lajmi i fundit që raporton nga burimet e saj Gazeta Express, që shkruan se si Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli tashmë kanë arritur një marrëveshje pas një takimi që kanë pasur në shtëpinë e këtij të fundit.
Në një foto që ka siguruar kjo gazetë, dy liderët shihen duke pozuar me flamurin kuq e zi.
E indikator për këtë si duket ka qenë rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas që i ka bërë bashkë Haradinajn, Pacollin dhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn.
Orë më parë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është duke u punuar në krijimin e një platforme AAK-AKR-NISA, për t’i ofruar vendit një platformë të veçantë qeverisëse.