Loading…

Arrihet marrëveshja: Alvaro Morata rikthehet te Juventusi, këto janë detajet

  • 21/09/2020 | 18:32

Arrihet marrëveshja: Alvaro Morata rikthehet te Juventusi, këto janë detajet

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, do të rikthehet edhe njëherë tjetër në Serie A dhe te kampioni në fuqi i kësaj lige, Juventusi, transmeton Gazeta Metro.


‘Zonja e Vjetër’ ishte në kërkim të transferimit të një sulmuesi, teksa synimi i tyre ishte sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko, por që ky transferim ka dështuar në momentet e fundit.

Kësisoj, kampioni në fuqi italian ktheu sytë nga Alvaro Morata, i cili për dy vite (2014/16) kishte veshur fanellën e tyre si i huazuar nga Real Madridi. Fabrizio Romano nga ‘Sky Sport’ shkruan se tashmë marrëveshja është arritur dhe lojtari do kryej nesër (e mërkure) testet mjekësore.

Juventusi fillimisht do paguajë 10 milionë euro për huazimin e 27 vjeçarit për një sezon, teksa në fund do këtë të drejtën e blerjes përfundimtare për 45 milionë euro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë