Loading…

Arrihet marrëveshja: Hysaj tek gjiganti spanjoll

  • 11/07/2019 | 15:01

Arrihet marrëveshja: Hysaj tek gjiganti spanjoll

Elseid Hysaj duket që më nuk do të jetë pjesë e Napolit dhe së fundi është duke u folur shumë për një transferim të tij në La Liga, transmeton Gazeta Metro.


Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare është shumë pranë transferimit tek Ateltico Madrid.

Gazeta italiane ‘La Repubblica’ bën të ditur se drejtuesit e Napolit kanë arritur marrëveshje me ‘Los Colchoneros’, për transferimin e mbrojtësit shqiptar.

Nuk bëhen të ditura detaje financiare nga ky transferim, por sipas gazetës në fjalë, Hysaj do të zyrtarizohet te Atletico në orët e ardhshme.

Hysaj te Napoli është transferuar në vitin 2015 nga skuadra e Empolit, dhe nga ajo kohë ka regjistruar 134 paraqitje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë