Kongresi i SHBA’së ka aprovuar një marrëveshje për të rritur tavanin e borxhit publik, disa ditë para afatit i cili do të ngrinte fondet publike në SHBA, transmeton Gazeta Metro.
Marrëveshja mbi partiake e cila është votuar në Kongres ka kaluar edhe në Senat me 63 vota pro dhe 36 kundër.
Presidenti Joe Biden ka thënë se këtë marrëveshje do ta shndërrojë në ligj, raporton BBC.
Ligji i buxhetit do ta shmangë ngrirjen e 31 trilion dollarëve nga buxheti i SHBA të cilat vlejnë për transaksionet për borxhet publike.
Është paraparë se nga 5 qershori SHBA do të veprojë me tavanin e ri buxhetorë e cila e lejon qeverinë federale të marrë hua fonde shtesë.
Në seancën e se enjtes projektligji kaloi me mbështetjen e 44 kongresmenëve demokrat, 17 republikan si dhe nga 2 të pavarur.
60 vota janë kërkuar për të kaluar projektligjin. Në Kongresin e SHBA ulen 100 kongresmen.
31 republikan e kanë kundërshtuar projektligjin ndërsa gjithashtu 4 demokrat të së majtës ekstreme, Bernie Sanders, John Fetterman dhe Elizabeth Warren nuk kanë votuar pro./gazetametro.net