Loading…

Arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Xavit

  • 02/11/2021 | 19:07

Arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Xavit

Gjiganti spanjoll prej kohësh ka nisur kontaktet me Xavin.

Barcelona pak ditë më parë shkarkoi Ronald Koeman nga posti i trajnerit dhe kanë emëruar një trajner të përkohshëm, transmeton lajmi.net.

Stolin e ‘Blaugranëve’ së shpejti pritet ta marrë ish-futbollisti i tyre Xavi Hernandez.

Sipas mediave spanjolle, marrëveshja tashmë është arritur dhe së shpejti drejtuesit e Barçës do të udhëtojnë në Doha për të finalizuar gjithçka.

Xavi shihet si person ideal për ta nxjerrur nga kriza klubin dhe për ta udhëhequr drejt sukseseve të reja pas një revolucioni që ka ndodhur në ekip.

Pritet që brenda pak ditëve marrëveshja të zyrtariziohet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë