Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë arritur të mërkuren në Bruksel një marrëveshje për zbatimin e marrëveshjeve mbi gjyqësorin.
Shërbimi i veprimit të jashtëm Evropian do të marrë konfirmimin më datën 9 dhjetorë nga të dyja palët për kërkesat që kanë të bëjnë me integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafin administrativ në kuadër të sistemit gjyqësorë të Kosovës.
Me këtë rast, Bashkimi Evropian përgëzoi të dyja palët për marrëveshjen e arritur dhe u kërkoi atyre që të përshpejtojnë procesin në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të tjera, duke vënë theks të veçantë tek bashkësia e komunave serbe dhe tek energjia.
Drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Djuric, ka thënë se palët kanë arritur marrëveshjen e cila është e garantuar nga ana e institucioneve të Prishtinës dhe nga BE-ja.