Loading…

Arrihet marrëveshja për koalicion mes LDK’së dhe PDK’së në Prishtinë

  • 05/01/2022 | 09:17

Arrihet marrëveshja për koalicion mes LDK’së dhe PDK’së në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Komunën e Prishtinës.


Demokracia.com mëson se marrëveshja mes këtyre dy partive është arritur sot.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy partive, PDK-ja do të marrë katër drejtori në këtë komunë.

Burime të Demokracia.com bëjnë me dije se PDK-ja do të udhëheq me Drejtorinë e Arsimit, të Kulturës, Inspekcionit dhe Drejtorin e Planifikimit.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka thirrur seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal për sot në ora 10:00.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 17 asamblistë në Prishtinë, LDK-ja 14, PDK-ja 9, AAK-ja 6, AKR-ja 3, LB-ja dhe Nisma nga një asamblistë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë