Loading…
Arrihet marrëveshje në parim për shmangien e mbylljes së Qeverisë amerikane
  • 12/02/2019 | 10:05

Arrihet marrëveshje në parim për shmangien e mbylljes së Qeverisë amerikane

Ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara thanë se kanë arritur një marrëveshje në parim për buxhetin, në përpjekje për të shmangur një tjetër mbyllje të qeverisë, transmeton Gazeta Metro.

Negociatorët e Kongresit thanë se marrëveshja përfshin financime për disa barriera të reja në kufirin e SHBA-së me Meksikën.

Megjithatë, shuma nuk është as afër 5.7 miliardë dollarëve që presidenti Donald Trump ka kërkuar për ndërtimin e një muri në kufi.

Demokratët e Kongresit kanë refuzuar autorizimin e kësaj shume, duke e cilësuar si humbje të parave, ndërkohë që republikanët kanë synuar të shmangin mbylljen e qeverisë.

Mbyllja 35-ditëshe, që ka përfunduar muajin e kaluar, ka bërë që qindra-mijëra punonjës federalë të mos marrin rroga.

Sondazhet kanë treguar se amerikanët e kanë fajësuar Trumpin për këtë.

Menjëherë pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes në parim, Trump mbajti një tubim në El Paso të Teksasit, ku tha se muri do t’i mbronte amerikanët nga kriminelët e dhunshëm dhe drogat e paligjshme.

Në javët e fundit, Trump ka kërcënuar me shpalljen e emergjencës kombëtare nëse Kongresi nuk i autorizon paratë për murin, por ligjshmëria e një mase të tillë është e diskutueshme.

Sipas Kushtetutës amerikane, Kongresi ka fuqinë ligjore t’i miratojë masat buxhetore./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë