Kompania ZF ka demonstruar se si funksionon jastëku i ri ajror i jashtëm, i cili mbron automobilin dhe udhëtarët në të në rast të goditjes brinjas, transmeton Gazeta Metro.
Kjo kompani ka punuar një dekadë të tërë në zhvillimin e sistemit të ri të jastëkëve ajrorë, të cilët i ka prezantuar në simpoziumin “Airbag 2018” në Majnhajm, në nëntor.
Tashmë kemi mundësi që për herë të parë të shohim demonstrimin e kësaj teknokogjie, e cila është mbajtur në poligonin Memingen në Gjermani.
Në ZF thonë se ndeshjet brinjas janë ndër aksidentet më të rrezikshme dhe marrin rreth 700 jetrë në vit vetëm në Gjermani, ndërsa jastëkët e rinj e pengojnë depërtimin e një automjeti në tjetrin rreth 30%./gazetametro.net