15 autobusët e parë që do futën në funksion për trafikun urban të Prishtinës, tashmë kanë arritur në kufi dhe janë nisur për në Prishtinë.
Operimi i tyre pritet të filloj në janar të vitit 2017 ndërsa 15 të tjerë siç edhe ka paralajmëruar komuna e Prishtinës do të vijnë në javën e tretë të janarit.
E 21 autobusët e tjerë sipas kontratës do të vijnë në Prishtinë gjatë muajit mars të po këtij viti.
Komuna e Prishtinës synon që me këta autobusë të ridizajnojë trafikun urban në Prishtinë./gazetametro.net