Loading…

Arrin në 58 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

  • 03/07/2020 | 21:52

Arrin në 58 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të premten, se janë regjistruan 114 edhe raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa tri vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e premte, shkruan Gazeta Metro.


Me tri rastet e reja, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 58. Të enjten, IKSHPK’ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 55 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit.

Në Kosovë aktualisht janë 1.296 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 3.178 raste pozitive, me 1.824 prej tyre që janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me coronavirus. Prej tyre, 58 pacientë kanë vdekur.

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët, thotë instituti.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë