Loading…
Arrin USB4, thonë se është i shpejtë si rrufeja
  • 16/06/2019 | 23:14

Arrin USB4, thonë se është i shpejtë si rrufeja

Në fushën e teknologjisë USB dhe rritjes së shpejtësisë së transferit, në mënyrë konstante hasim në përmirësime e avancime aktive, transmeton Gazeta Metro.


Lajmi se standardi i ri do të paraqitet qysh në vitin e ardhshëm vjen prej dikujt të punësuar në USB Promoter Group-it, kështu që është fjala për një informatë të konfirmuar.

Teknologjia USB 3.0 është paraqitur kah fundi i dekadës së kaluar, ndërsa në vitin 2013 kemi parë edhe standardin 3.1, i cili ka sjellë shpejtësi edhe më të madhe të internetit.

Ai ka zbuluar se po punohet në bashkimin e specifikacioneve fillestare të standardit të ri, gjë që po shkon shumë mirë. Detaje të tjera nuk janë zbuluar, kështu që ende nuk dihet shpejtësia e transferit.

UBS4 definitivisht do të jetë më i shpejtë se USB 3.0 e variacionet e tij, të cilat në periudhën e kaluar janë bërë mjaft konfuze dhe të vështira për t’i përcjellë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë