Loading…

Arrogancë e tepruar e Fitore Pacollit, i reagon AGK’së veç pse dënuan linçimet e grupit ‘me kryeministrin’

  • 02/12/2021 | 13:25

Arrogancë e tepruar e Fitore Pacollit, i reagon AGK’së veç pse dënuan linçimet e grupit ‘me kryeministrin’

Deputetja e Vetëvendosjes (VV), Fitore Pacolli, i ka reaguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), pasi këta të fundit dënuan linçimet e grupit ‘me kryeministrin’, ndaj mediave dhe gazetarëve, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një shkrimi në Facebok, Pacolli ka thënë se nëse AGK gjen ndonjë kërcënim apo linçim të saj ndaj gazetarëve atëherë lë ta dërgojë në gjykatë, njofton Klan Kosova.

“Seriozisht AGK? Po merreni me një grup të krijuar në Facebook edhe po më cilësoni kinse unë po mbështes gjuhën linçuese ndaj gazetarëve? Unë po i vësha në rrezik gazetarët?. Ku ishit ju AGK kur dje emri im u përmend në secilin portal? A nuk është ky një lloj linçimi që portalet po e bëjnë ndaj meje dhe një grupi të krijuar nga disa djem e vajza që asnjë të keqe nuk i kanë bërë askujt? A nuk është linçim kur telefoni im nuk ndalet sepse “gazetarët” thërrasin edhe pyetjet janë jo etike?”, ka thënë ajo.

Pacolli ka thënë se AGK do të ishte mirë të punonte në ngritjen e etikës në media dhe besueshmërisë.

“Mos u frikësoni ne nuk e rrezikojmë e as nuk e kërcënojmë askënd. Nuk mund të gjeni asnjë moment kur unë kam linçuar e kërcënuar gazetarë. Nëse gjeni ju lutem dërgojeni menjëherë ama menjëherë në gjykatë. Ju lutem. Ju thirreni në emër të lirisë së shprehjes e në anën tjetër cenoni lirinë e tjetrit”, ka shkruar në fund deputetja e VV’së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka pranuar me shqetësim vazhdimin e gjuhës linçuese të grupit ‘mekryeministrin’, në Facebook.

Ky grup, i cili është hapur dhe funksionon në shërbim të partisë në pushtet dhe kryeministrit, Albin Kurti, vazhdimisht ka sulmuar gazetarë të medieve të ndryshme të Kosovës. Edhe pas rihapjes, grupi ka sulmuar një pjesë të medias duke i quajtur ato të Klanit Pronto.

Përkrahja publike e deputetes së Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ndaj këtij dhe kësaj gjuhe të përdorur, i vë seriozisht në rrezik gazetarët, andaj është e dënueshme dhe e prapranueshme për AGK-në. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë