Loading…

Arsenal – Chelsea: Përfundon pjesa e parë e ndeshjes finale në Kupën FA

  • 01/08/2020 | 19:22

Arsenal – Chelsea: Përfundon pjesa e parë e ndeshjes finale në Kupën FA

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Kupës FA, aty ku po takohen rivalët nga Londra, Arsenali dhe Chelsea, transmeton Gazeta Metro.


Në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës, ‘Topçinjët’ po kërkojnë trofeun e 14’të në histori të klubit, kurse ‘Blutë’ të nëntin.

45 minutat e parë në këtë ndeshje janë mbyllur baras, me rezultatin 1-1. Chelsea kaloi fillimisht në epërsi, me golin e shënuar nga Christian Pulisic në minutën e pestë.

Por, Arsenali barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 28’të, kur i saktë nga pika e bardhë u tregua Pierre-Emerick Aubameyang. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë