Loading…

Arsenal dhe Tottenham në garë për yllin e Juventusit

  • 27/11/2021 | 15:55

Arsenal dhe Tottenham në garë për yllin e Juventusit

Juventusi dëshiron që ta shesë këtë janar Dejan Kulusevskin.


Dy skuadrat angleze Arsenal dhe Tottenham i janë futur garës për të siguruar shërbimet e sulmuesit anësorë të Juventusit Dejan Kulusevski, raporton “Calciomercato”.

Sulmuesi suedez në të kaluarën ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm te Paris Saint-Germain dhe Manchester City, por interesimi për të tani ka rënë dukshëm, përcjell KosovaPress.

“Topçinjtë” dhe Tottenham tani kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e Kulusevskit dhe dëshirojnë që ta transferojnë atë në Premier Ligën angleze.

Sidoqoftë, gjigandi italian Juventus do të pranojë që ta shes Kulusevskin vetëm nëse arrin ndonjë ofertë në regjionin e 35 milionë eurove.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë