Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta dhe anësori Bukayo Saka kanë ‘rrëmbyer’ çmimet e trajnerit dhe lojtarit më të mirë gjatë muajit mars në Premier League, transmeton Gazeta Metro.
Saka ishte i jashtëzakonshëm në muajin që po lëmë pas duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime në katër paraqitje.
Kjo është hera e parë për të në karrierë që zgjidhet lojtari më i mirë i muajit në Premier League.
Premier League Player of the Month for March 2023: Bukayo Saka. 🏴
4 matches 🆚
4 wins ✅
3 goals ⚽️
2 assists 🅰️What a month, @BukayoSaka87! 🤩 #afc pic.twitter.com/rzj62EdSfZ
— afcstuff (@afcstuff) March 31, 2023
Në anën tjetër, për herë të katërt në këtë sezon Mikel Arteta u shpall trajneri më i mirë i muajit.
Ky çmim për të mund të themi se ishte shumë i merituar pasi ‘Topçinjtë’ në katër ndeshje regjistruan po aq fitore.
Arteta me katër çmime të fituara si trajneri i muajit në Premier League këtë edicion është vetëm një larg nga barazimi i rekordit të Jurgen Klopp prej pesë në një sezon të vetëm në 2019/20.
Aktualisht skuadra nga Londra Veriore gjendet në pozitën e parë në renditjen tabelore me 69 pikë, tetë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /gazetametro.net
Premier League Manager of the Month for March 2023: Mikel Arteta. 🇪🇸
4 matches 🆚
4 wins ✅The perfect month! 💯 #afc pic.twitter.com/alalNnPs24
— afcstuff (@afcstuff) March 31, 2023