Loading…

Arsenali e fiton Kupën FA, mposht me përmbysje Chelsean në finale

  • 01/08/2020 | 20:40

Arsenali e fiton Kupën FA, mposht me përmbysje Chelsean në finale

Arsenali ka triumfuar në finalen e Kupës FA, duke e fituar trofeun e kësaj gare për herë të 14’të në histori të klubit dhe më shumë se çdo skuadër tjetër, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore në finalen ndaj rivalëve lokal, Chelseas, me përmbysje të rezultatit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Wembley’ ka përfunduar me rezultatin 2-1. ‘Blutë’ kaluan fillimisht në epërsi në minutën e pestë me golin e Christian Pulisic, por kaq ishte nga ta.

‘Topçinjët’ përmbysen gjithçka me kapitenin e tyre, Pierre Emerick-Aubameyang, me dy gola të shënuar në minutat 28 dhe 67.

Vlen të theksohet se Chelsea mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 73’të, kur me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Mateo Kovacic.

Kujtojmë se përveç pasurimit edhe me një trofe, Arsenali ka siguruar pjesëmarrjen edhe në parakualifikimet për Ligën e Europës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë