Loading…

Arsenali kërkon me ngulm transferimin e portierit të Barcelonës

  • 16/01/2021 | 11:27

Arsenali kërkon me ngulm transferimin e portierit të Barcelonës

Klubi anglez, Arsenal ka në shënjestër portierin e dytë të Barcelonës, Neto, shkruan Gazeta Metro.


Portieri i dytë i Barcelonës, Neto nuk po mund të gjejë hapësirë tek klubi spanjoll.

E përditshmja spanjolle SPORT raporton se braziliani nuk dëshiron të jetë zgjedhje e dytë dhe të fillojë çdo ndeshje nga banka rezerv.

Duke pasur parasysh se afati kalimtar është i hapur, transferimi i tij në Londër është i mundshëm.

Në dy sezonet e fundit, 31 vjeçari ka zhvilluar vetëm 14 paraqitje me Barcelonën.

Mikel Arteta tashmë e ka pranuar që Arsenali po kërkon një portier më me përvojë sesa Bernd Leno. //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë