Loading…

Arsenali regjistron fitoren e tretë radhazi, fiton në udhëtim te Wolves

  • 04/07/2020 | 20:25

Arsenali regjistron fitoren e tretë radhazi, fiton në udhëtim te Wolves

Skuadra e Arsenalit ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Premier Ligë, duke vazhduar garën për një vend në top pesë pozitat e para, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e 33’të në kampionatin anglez, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka shënuar fitore të pastër në udhëtim te Wolves.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Molineux Stadium’ ka përfunduar me rezultatin 0-2, me Bukayo Saka dhe Alexandre Lacezette që shënuan golat e fitores për ‘Topçinjët’.

Arsenali tani ka 49 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë, kurse Wolvesi mbetet një pozitë më lartë me 52 pikë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë