Loading…

Arsenali shënon fitore të thellë në miqësoren ndaj Charltonit

  • 06/06/2020 | 20:08

Arsenali shënon fitore të thellë në miqësoren ndaj Charltonit

Pas një pauze prej afro tre muajve shkaku i koronavirusit, Arsenali ka zhvilluar sonte një miqësore me Charlton Athletic, transmeton Gazeta Metro.


Arsenali dhe skuadra nga Championship, Charlton Athletic, zhvilluan sonte një miqësore me dyer të mbylluara në ‘Emirates Stadium’.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri spanjoll, Mikel Arteta, shënoi fitore të thellë me rezultat 6-0. Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i dalur nga akademia e klubit, Eddie Nketiah, i cili shënoi ‘het-trik’.

Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette dhe Joe Willock shënuan tre golat tjerë për ‘Topçinjët’.

Kujtojmë që Premier Liga do rikthehet më 17 qershor dhe në po të njëjten ditë Arsenali luan në udhëtim te Manchester City. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë