Loading…

Arsenali vendos fatin e Xhakës: Në janar dëbohet nga klubi

  • 08/11/2019 | 10:53

Arsenali vendos fatin e Xhakës: Në janar dëbohet nga klubi

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, mund të shitet këtë dimër pasi iu hoq titulli i kapitenit nga kjo skuadër, transmeton Gazeta Metro.


Raportohet se Arsenal ka parasysh mundësinë e shitjes së 27’vjeçarit në merkaton e janarit, pas skandalit që pati me tifozët në ndeshjet kundër Crystal Palace në fund të muajit tetor.

Sipas të famshmes britanike “The Mirror”, Xhaka mund të mos ketë një të ardhme në klub, pasi që Emery nuk arriti të konfirmojë nëse mesfushori do të qëndrojë ose jo.

“E ardhmja i përket Arsenalit. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të shtunën”, ishin fjalët e vetme të cilat i tha Emery në lidhje me këtë çështje, në një deklaratë për media.

Pas Xhakës, shiritin e kapitenit të kësaj skuadre do ta posedojë sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ishte zgjedhur si kapiten i dytë në mesin e pesë kapitenëve të përzgjedhur. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë