Loading…
Arsenalit i bashkohet edhe rivali i tyre në garën për transferimin e Perisic
  • 12/02/2019 | 21:56

Arsenalit i bashkohet edhe rivali i tyre në garën për transferimin e Perisic

Tottenhami do të hidhet në sulm për anësorin e Interit, Ivan Perisicin, i cili është synim i Arsenalit, gjatë verës që vjen. Sipas mediave italiane, anësori kroat është i preferuar i Mauricio Pochettinos.


Tuttosport raporton se trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është i dashuruar me Perisicin që prej ndeshjeve mes Interit dhe skuadrës së tij në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gazeta italiane shton se gjiganti londinez kishte tentuar për anësorin kroat qysh në janar, por do të tentojë prapë në verë.

30-vjeçari u rikthye së fundmi në skuadrën e Interit pasi i dështoi kalimi në Arsenal në janar.

Ai pritet të largohet nga zikaltrit në verë dhe mund të hapë rrugë për transferimin e Moussa Sissokos apo Serge Aurierit në Milano.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë