Loading…

Arsenalit mund t’i kushtojë vetëm 9 milionë euro transferimi i Coutinhos, ky është skenari

  • 01/08/2020 | 21:38

Arsenalit mund t’i kushtojë vetëm 9 milionë euro transferimi i Coutinhos, ky është skenari

Barcelona thuhet se i ka ofruar Arsenalit mesfushorin e tyre, Philippe Coutinhon, i cili nuk është në planet e katalunasve, transmeton Gazeta Metro.


Philippe Coutinho u transferua më shumë bujë nga Liverpooli te Barcelona në vitin 2018 për shumën prej 145 milionë eurove, por nuk ishte edhe forma e tij e njëjtë si me skuadrën angleze.

Katalunasit besohet se nuk e shohin brazilianin në planet e tyre dhe janë duke menduar shitjen e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Momentalisht, Arsenali po shihet si favorit për transferimin e tij dhe sipas ‘Independent’, londinezëve ky transferim mund t’i kushtojë me para vetëm 9 milionë euro.

Kjo pasi që në marrëveshje pritet të përfshihet edhe Matteo Guendouzi, i cili ka prishur raportet me trajnerin, Mikel Artetan, dhe më nuk është në planet e tij. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë