Loading…

Arsimtari godet në kokë nxënësin në Suharekë

  • 18/05/2017 | 16:58

Arsimtari godet në kokë nxënësin në Suharekë

Një nxënës i klasës së tetë në komunën e Suharekës ka marrë lëndime në kokë si pasojë e goditjes që një arsimtar i ka dhënë atij gjatë procesit mësimor.

Viktima A.K gjersa ishte duke zhvilluar mësimet në shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Naum Veqilharxhi”, në fshatin Mohlan të komunës së Suharekës ka marrë dy shuplaka nga arsimtari L.G pas të cilave nxënësi ka përfunduar në spital. Lidhur me rastin është njoftuar policia e shtetit

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Vesel Gashi. Sipas tij, viktima pas goditjeve të marra nga arsimtari ka kërkuar tretman mjekësorë.

“Dje më datën 17, është raportuar se në fshatin Mohlan komuna e Suharekës, shkolla fillore e mesme e ulët ‘Naum Veqiliharxhi’, viktima A.K, nxënës i klasës së tetë, sipas deklaratës së nxënësit së bashku me prind i cili e ka raportuar rastin në stacionin policor thotë se është keqtrajtuar nga arsimtari me inicialet L.G i cili e ka goditur viktimën me shuplakë dy herë në kokë. Viktima ka kërkuar ndihmën mjekësore, të cilën e ka dokumentuar edhe një raport mjekësor”, thotë për Express, zëdhënësi i policisë në këtë komunë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Ndërkohë që rasti ka shkuar në procedurë të rregullt

Gazeta Express, ka provuar gjatë ditës që të marrë edhe një përgjigje nga ana e komunës së Suharekës për masat që ka ndërmarrë ndaj arsimtarit, por zyrtarët komunalë nuk kanë qenë në dispozicion për të dhënë përgjigje.

Ndërkohë që pak javë më parë një nxënës nga komuna e Kamenicës ka humbur dëgjimin në veshin e djathë pas një shuplake që një arsimtar i ka dhënë një nxënësi të klasës së tetë në Shkollën Fillore ‘Fan Noli’ në Kamenicë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë