Gjasat janë shumë të vogla që nuk e keni luajtur në kompjuter lojën me letra – Solitare.
Kjo lojë së bashku me Hearts, and FreeCell janë lojërat legjendare të njohura, të cilat nuk i mungojnë asnjë kompjuteri të Windows që plot 13 vite të tëra.
Ka një arsye shumë interesante prapa këtyre lojërave me letra dhe pranisë së tyre në çdo kompjuter, transmeton gazetametro.net
Sado që ju jeni argëtuar duke luajtur këto lojëra në fakt qëllimi i tyre nuk ka qenë argëtimi i njerëzve.
Solitarë u bë pjesë e çdo kompjuteri për një arsye që nuk keni mundur ta mendoni pa e lexuar këtu – për t’i mësuar njerëzit që ta përdorin miun e kompjuterit.
Shumë njerëz nuk ishin të familjarizuar me përdorimin e mausit dhe kështu duhej të mësohej një gjeneratë e tërë të përdornin miun e kompjuterit, transmeton gazetametro.net.
Kështu, Solitare mbetet mësimi i parë për përdorimin e miut të kompjuterit.
Kurse, ju me të drejtë mund të pyesni se pse vazhduan aq gjatë të jenë pjesë e kompjuterave ato lojëra me letra, epo saherë që Windows-i provonte që t’i largnte ato-njerëzit zemëroheshin sepse tashmë lojërat ishin shëndrruar në argëtim për njerëzit, transmeton gazetametro.net
Solitare përfundimisht u largua me lansimin e Windows10 në vitin 2015, mirëpo nëse ende ju mungojnë këto lojëra, atëherë mund t’i siguroni nga Windows Store. /gazetametro.net