Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është i befasuar me mos zyrtarizimin e kandidatëve të partive tjera opozitare në këtë komunë.
Madje Ahmeti, thotë se ka menduar se do të jetë i fundit ai që do ta zyrtarizojë rikandidimin e tij për kryetar të Prishtinës, por që sipas tij një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak se siç tha ai “ka konflikte të brendshme” në partitë opozitare.
“Kam menduar që tjerët shumë më herët që ti bëjnë publik, të bëjmë debate, megjithatë fushata ka filluar. Por unë mendoj se ka edhe konflikte të brendshme. Në LDK ka në mes të Ismet Beqirit dhe kandidatëve tjerë që po përmenden. Unë po besoj edhe po shpresojë që për të mirën e Prishtinës t’i kemi të gjithë kandidatët”, tha Ahmeti në emisionin “Rrokum Roll”.
Kryetari i Prishtinës, bën me dije se PDK-ja realizon sondazhe çdo dy apo tre javë për të parë gjendjen e saj në këtë komunë, por siç tha ai, rezultati i kësaj partie është jo i mirë, mirëpo një gjë e tillë mohon se po bënë të ndihet i relaksuar në këtë aspekt.
Më tej Ahmeti, shpreh dyshime tek kandidatët tjerë që do t’i hynë garës për të parin e Prishtinës, duke thënë se “një pjesë e tyre nuk e di sa e njohin dhe e kuptojnë Prishtinën si puna e Ismetit i cili ka qenë.” /gazetametro.net