Loading…

Arsyeja pse qumështi nuk duhet assesi të kombinohet me fruta

  • 09/12/2019 | 20:03

Arsyeja pse qumështi nuk duhet assesi të kombinohet me fruta

Shkenca e ka aprovuar që roli i qumështit në shëndetin e njeriut është shumë i rëndësishëm. Ai është plot vlera për imunitetin dhe për të gjithë trupin nga koka tek këmbët, transmeton Gazeta Metro.


Pirja çdo ditë e qumështit Ndihmon për rënien nga pesha, ofron shumë proteina të domosdoshme për organizmin, Ndihmon në ruajtjen e masës muskulare, ofron sasi të bollshme të kalçiumit, një mineral i dobishëm për kockat dhe jo vetëm dhe ndihmon kundër diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Qumështi është pak delikat në kombinime, pasi shkakton probleme me tretjen. Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështi shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën.

Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere të mira e të këqija, që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut. Një nga kombinimet më të zakonshme të qumështit është ai me fruta të ndryshme në përgatitjen e lëngjeve të ndryshme.

Qumështi synon ta bëjë lëngun e frutave dhe perimeve më homogjen, por përfshirja e tij është e gabuar. 3000 vjet më parë në Indi lindi mjekësia më e famshme popullore e njohur si Ayurveda.

Kjo praktikë holistike bazohet në besimin se shëndeti dhe mirëqenia e njeriut janë në varësi të një ekuilibri delikat mes mendjes, trupit dhe shpirtit.

Qëllimi i kësaj mjekësie është të përmirësojë shëndetin e njeriut në mënyrë sa më natyrale.

Sipas këshillave të ekspertëve të kësaj mjekësie, qumështi nuk duhet kombinuar me fruta të ëmbla apo me aciditet të lartë.

Kur qumështi kombinohet me frutat e ëmbla, ai ndikon negativisht tek tretja e frutit dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak. Kur qumështi kombinohet me fruta me aciditet të lartë, ai thartohet dhe shkakton aciditet akoma më të lartë në stomak.

Kombinimi më i sigurtë për shëndetin është ai i qumështit me mango, avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë