Kryeministri Albin Kurti para mediave dha një arsyetim sa i përket nenit 7 të planit franko-gjerman, dhe sipas tij ka një dallim, shkruan Gazeta Metro.
“Nuk është vetqeverisja aty, por është vetmenaxhim, e para, e dyta, unë jam kryeministër i gjithë qyetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, andaj angahzohem jo vetem për shqiptarët, por edhe për pakicat tjera pa dallim që shpesh harrohen”, tha ai.
Në kuadër të planit në fjalë, neni 7 përkufizon rregullimin e komunitetit serb në vend.
“Neni 7 Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës. Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, thuhet aty.
Kujtojmë se më herët Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se është pajtuar që të nis menjëherë implementimin e nenit 7 të propozimit europian./gazetametro.net