Loading…

Arsyetimi i Ramush Haradinajt për t’u bërë president: Jam i fortë

  • 04/02/2021 | 15:56

Arsyetimi i Ramush Haradinajt për t’u bërë president: Jam i fortë

Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon t’i thur lavde vetes për punën dhe veprimtarinë e tij, shkruan Gazeta Metro.


“President i fortë” po e quan veten Haradinaj, duke deklaruar se Kosovës i duhet ai si person dhe jo ndonjë figurë tjetër politike.

Sipas Haradinajt, vetëm ai është i fortë dhe i plotëson kriteret për President, kurse të tjerët janë figura që nuk janë të përshtatshme për President.

Është Haradinaj i cili ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore dje në Prizren, ku po i thur lavde vetes nga më të ndryshmet para elektoratit të tij.

“Një nga zotimet e Lidhjes së Prizrenit ka rëndësi të përjetshme: Të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, por duke mbrojtur atë që është e jona. Prandaj, Kosova ka nevojë për një President të fortë që mund t’i qëndrojë Vuçiqit dhe të vendos ekuilibër mes pushteteve në Kosovë’, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se Haradinaj kishte bllokuar Kosovën përgjatë tre viteve me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, por sa po erdhi kryeministër e votoi vet atë.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë